Mickoski për hyrjen e Selës në Qeveri: Në politikë është gjithçka e mundur

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.10.2025, 15:39

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk e pa përjashtuar mundësinë që Ziadin Sela të bëhet pjesë e qeverisë pas zgjedhjeve lokale. Megjithatë, Mickoski tha se nuk ka pasur kërkesë nga Sela për takim.

I pyetur se a është e mundur hyrja e Ziadin Selës pas zgjedhjeve lokale në qeveri, pasi edhe zv. kryeministri Mexhiti paralajmëroi mundësi të tillë?, Kryeministri tha se në politikë është gjithçka e mundur.

"Me rëndësi është të tregohet se më tepër se 600 mijë votues pas një vjet e gjysmë nga zgjedhjet parlamentare, i dhanë legjitimitet të plotë kësaj qeverie dhe ne vazhdojmë me politikat reformuese që i kemi nisur si qeveri para 16 muajve, kur u zgjodhëm", theksoi Mickoski.

Mickoski poashtu deklaroi se nuk ka pasur kërkesë për takim nga Ziadin Sela.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit