Gjenden armë në furgonin e oligarkut Baç Ulaj me logon e kompanisë Gener 2

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 30.10.2025, 11:36

Një furgon i maskuar si automjet “mirëmbajtjeje rrugore” i kompanisë Gener 2 të oligarkut Bashkim Ulaj është zbuluar me një arsenal të madh armësh brenda tij. Brenda mjetit, policia gjeti 23 armë zjarri të llojeve të ndryshme, mijëra fishekë, si edhe pajisje për gjurmim dhe shpërthim në distancë.

Furgoni i kamufluar mbante logon e kompanisë Gener 2 dhe është sekuestruar nga policia. Mjeti kishte qenë i parkuar për më shumë se një muaj në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, pranë banesës së të arrestuarit Eugert Sino.

Në imazhet e siguruara vihet re mbishkrimi “mirëmbajtje rrugore” në pjesën e përparme të furgonit dhe logoja e Gener 2 në anë, një kompani që në realitet zotëron mjete të këtij lloji për shkak të kontratave që ka fituar për mirëmbajtjen e rrugëve.

Një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendjen është numri i targës së mjetit, 911, që përkon me numrin e emergjencës në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada për policinë, zjarrfikësit dhe shërbimet mjekësore emergjente.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit