Nëna kërkon ndihmë për të bijën 16-vjeçare me infeksion në gjak, i duhet urgjentisht ky medikament

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.10.2025, 23:20

Një nënë i është drejtuar redaksisë sonë me një apel për ndihmë, pasi vajza e saj 16-vjeçare po përballet me një infeksion të rrezikshëm në gjak dhe, sipas saj, ka nevojë urgjente për Dipenine, një medikament që aktualisht mungon në farmacitë dhe depot farmaceutike në vend, madje nuk ka mundur ta gjejë dot as në Greqi.

Në mesazhin e dërguar, nëna tregon se vajza e saj e ka zhvilluar infeksionin pas problemeve me bajamet, dhe trajtimi i saj kërkon marrjen e kësaj gjilpëre çdo 21 ditë. Sipas saj, nëse trajtimi ndërpritet, infeksioni rikthehet dhe rrezikon të dëmtojë disa organe vitale të vajzës.

“E kërkoj kudo dhe nuk e gjej, as në depo, as në farmaci. Vetëm dua të më tregojë dikush ku mund ta blej për ta shpëtuar vajzën,” shkruan ajo.

Nëna e 16-vjeçares kërkon ndihmë nga kushdo që mund të ketë informacion për Dipenine, qoftë në farmaci, depo apo jashtë vendit, që ta ndihmojë ta sigurojë sa më parë.

Nr kontakti: 069 730 6429

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit