Siria ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës. Lajmin e bëri të ditur presidentja Vjosa Osmani përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në reagimin e saj, Osmani shprehu mirënjohje ndaj presidentit sirian Al Sharaa për vendimin historik, si dhe ndaj Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman, për rolin mbështetës në arritjen e kësaj marrëveshjeje.
“Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për lirinë. Kjo njohje nuk është vetëm një njohje e sovranitetit tonë shtetëror, por edhe e sakrificës së brezave tanë për të jetuar të lirë,” shkroi Osmani.
Tashmë, numri i shteteve që kanë njohur Kosovën ka arritur në 120. Presidentja theksoi se “Republika e Kosovës po ecën përpara dhe asgjë nuk mund ta ndalë.”