Emrat e ish-zyrtarë dhe efektivit të policisë të përfshirë në tjetërsimin e pronave në Lezhë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.10.2025, 12:35

Një skemë e dyshuar për tjetërsim pronash ka çuar në lëshimin e nëntë urdhër-arresteve në qytetin e Lezhës. Hetimet, të nisura prej disa kohësh nga Prokuroria e Lezhës, kanë zbuluar përfshirjen e disa zyrtarëve publikë dhe një efektivi policie në veprime të paligjshme që lidhen me transferimin e pronave në mënyrë të kundërligjshme. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, pas një vendimi të gjykatës.

Sipas burimeve zyrtare, janë ndaluar disa persona me masa të ndryshme sigurie. Në mesin e tyre, Pjetër Tuci është vendosur në masën “arrest në burg”, ndërsa Gentian Malotai, ish-drejtor i Kadastrës, Artur Shabaku, ish-shef i legalizimeve, Artmir Maxhuni dhe Luiza Bala, të dy zyrtarë të Kadastrës, si dhe Hekuran Xhina, janë vendosur në “arrest në shtëpi”.

Ndërkohë, ndaj Flor Gjinit dhe Kol Malait, ish-drejtorë të IKMT-së, është vendosur masa “ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndërsa Martin Ndoka, polic zone në Shëngjin, është pezulluar nga detyra dhe gjithashtu i është ndaluar dalja jashtë vendit. Hetimet vijojnë për të zbardhur të plotë skemën e tjetërsimit të pronave dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit