Denoncimet e shqiptarëve për faqet që operojnë në rrjetet sociale si biznese janë të shumta dhe nga më të ndryshmet.
Së fundmi një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar për një faqe që i ka shitur një 'ilaç' variçesh si "vaj dashurie". Ai ka treguar se pak kohë më parë ka porositur në Facebook produktin e quajtur "vaji i dashurisë" duke besuar te efektet e reklamuara me shumë bujë.
Por pasi ka marrë në shtëpi produktin e porositur, qytetari ka vënë re se "vaji i dashurisë" ishte një mashtrim dhe produkti ishte në të vërtetë një vaj për shërimin e variçeve. Pasi ka hequr etiketën në produktin e blerë, qytetari ka vënë re mashtrimin dhe u bën thirrje të tjerëve që të jenë të kujdesshëm nga këto reklama e blerje online.
Ndërkohë thirrja shkon edhe për autoritetet që duhet të marrin në konsideratë denoncimet e shqiptarëve dhe të kryejnë hetime e kontrolle për këto faqe që rrezikojnë shëndetin për qëllime financiare.
Denoncimi i qytetarit:
"Porositni kete produkte, hiqeni etiketen dhe del tjetra “ Sherim Variçesh” mashtrim i gjalle!.. E myten kete popull"
