I riu mbushi furgonin me arsenal armësh, grupi kriminal me shtrirje në Laç, Tiranë dhe Burrel

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.10.2025, 11:13

Zbardhen detaje të reja nga operacioni “The Van”, ku policia sekuestroi një arsenal armësh në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.

Ka dyshime se armët e gjetura, mes tyre 12 pistoleta, 6 automatikë, 5 snajperë dhe pajisje shpërthyese, ishin planifikuar të përdoreshin në ngjarje kriminale nga një grup i strukturuar me bazë në Tiranë, Laç dhe Burrel.

Hetuesit kanë zbuluar se, përveç furgonit të kapur, grupi kishte edhe një bazë tjetër në të njëjtën zonë, ku ruheshin armët dhe pajisjet. Sipas burimeve, armët janë relativisht të reja dhe dyshohet se janë trafikuar nga Kosova, megjithatë nuk lidhen me rastet e mëparshme të trafikut të armëve që janë goditur muajt e fundit.

Në pranga ka rënë 34-vjeçari Eugert Sino, i cili rezulton me precedentë penalë për vepra të ndryshme, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet për të identifikuar të gjithë anëtarët e rrjetit kriminal dhe lidhjet e tyre me ngjarje të tjera të fundit në vend.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit