Vrau kolegun kuzhinier, picieri te Komuna e Parisit person problematik dhe konfliktual

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.10.2025, 09:20

Policia e Tiranës ka gjetur dhe sekuestruar thikën me të cilën Filip Shehu, 41 vjeç, vrau një ditë më parë kolegun e tij, kuzhinierin Indrit Ismaillari, 34 vjeç, në ambientet e një lokali te “Komuna e Parisit”. Ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta mes dy punonjësve të lokalit, që përfundoi tragjikisht me vdekjen e Ismaillarit për shkak të plagëve të marra nga goditjet me thikë.

Sipas burimeve policore, autori u arrestua menjëherë pas ngjarjes nga forcat e Komisariatit Nr. 2, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”. Nga hetimet ka rezultuar se Shehu ishte dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, ndërsa mjeti prerës me të cilin dyshohet se kreu krimin është sekuestruar si provë materiale.

Nga dëshmitë e para, mësohet se mes autorit dhe viktimës kishte pasur konflikte të vazhdueshme dhe tensione në vendin e punës, ndërsa Shehu ka pretenduar se Ismaillari e bullizonte prej kohësh. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore, ndërsa organet e drejtësisë pritet të zbardhin plotësisht motivet e ngjarjes tragjike që tronditi kryeqytetin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit