Shqiptarët “i hëngrën kokën”, Serbia zgjedh pasuesin e Dragan Stojkoviç

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 28.10.2025, 18:31

Vetëm disa ditë pas disfatës historike në shtëpi ndaj Shqipërisë me rezultatin 0-1 në Leskovc, Federata e Futbollit të Serbisë ka nisur menjëherë lëvizjet për të zëvendësuar Dragan Stojkoviç “Piksi”, i cili dha dorëheqjen menjëherë pas ndeshjes.

Sipas mediave serbe, drejtuesit e FSS kanë arritur një marrëveshje verbale me Veljko Paunoviç, ish-trajnerin që në vitin 2015 udhëhoqi kombëtaren U-20 drejt titullit kampion bote në Zelandën e Re.

Presidenti i Federatës, Dragan Xhajiç, dhe sekretari i përgjithshëm, Branko Radujko, kanë marrë konfirmimin e Paunoviçit, ndërsa zyrtarizimi pritet të bëhet brenda pak ditësh. “Siç qëndrojnë gjërat tani, Veljko Paunoviç është trajneri i ri i Serbisë. Shanset janë 90%”, shkruan e përditshmja Kurir, duke cituar burime pranë Federatës.

Humbja ndaj Shqipërisë, me golin e Rei Manajt në fundin e pjesës së parë, ka shkaktuar një tronditje të fortë në futbollin serb. Mediat vendase e kanë cilësuar këtë rezultat si “një nga më të dhimbshmet në historinë moderne” të kombëtares, duke e kthyer fitoren kuqezi në një moment kthese që pritet të shënojë fundin e epokës Stojkoviç dhe fillimin e një ere të re me Paunoviç në krye.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit