Kuzhinieri vrau me thikë kamarierin në piceri, arsyeja: Proshuta

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28.10.2025, 18:12

Të tjera detaje janë zbardhur nga krimi i rëndë që u shënua sot në Komunën e Parisit në Tiranë, ku 41-vjeçari Filip Shehu vrau me thikë kolegun, 34-vjeçarin Indrit Ismaillari.

Autori dhe viktima kanë qenë duke gatuar të dy dhe kanë pasur konflikt për punën. Debati ka nisur për tasin e proshutës, pra janë zënë për punën.

Gjatë konfliktit autori ka marrë thikën e kuzhinës dhe ka qëlluar Ismaillarin në mes të lokalit në sy të shumë klientëve.

Mësohet se autori e ka goditur me thikë në qafë viktimën, duke i shkaktuar vdekjen. Ai është neutralizuar nga stafi i lokalit, pasi nuk po e ndalonte sulmin ndaj viktimës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit