Dalin pamjet e arrestimit te kuzhinierit që vrau me thikë kamarierin në Tiranë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.10.2025, 17:27

Redaksia e JOQ Albania ka siguruar pamjet që tregojnë momentin e arrestimit të kuzhinierit Filip Shehu, i cili pasditen e sotme vrau me thikë kamarierin Indrit Islamllari në ambientet e lokalit “City Lounge” në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas një sherri mes kolegësh, që përfundoi në tragjedi. Sipas burimeve hetimore, Shehu ka deklaruar se viktima e bullizonte dhe e ofendonte vazhdimisht gjatë orarit të punës, ndërsa konflikti mes tyre kishte nisur prej kohësh për arsye të vogla që lidhen me ndarjen e detyrave në lokal.

Incidenti ndodhi në zonën e Komunës së Parisit, ku pas një debati të ashpër, autori e goditi Islamllarin me thikë në pjesën e kraharorit. 34-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Policia ndërhyri menjëherë dhe arrestoi autorin e dyshuar. Në dëshminë e parë, Shehu ka deklaruar se “është zënë me viktimën për punën” dhe se nuk kishte synuar ta vriste.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur plotësisht dinamikën dhe motivet që çuan në këtë krim të rëndë që ka tronditur kryeqytetin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit