Djali vrau babain: Në fillim e goditi me dru në kokë dhe pastaj me thikë në zemër

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.10.2025, 16:25

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit mesditën e kësaj të marte, ku një 25-vjeçar, Marjan Kodheli, ka vrarë me thikë babanë e tij, Pjetër Kodheli, brenda banesës në fshatin Shkallnur.

Sipas hetimeve paraprake, krimi ka ndodhur pas një konflikti të çastit. I riu fillimisht e ka goditur të atin me një dru në kokë, më pas ka marrë thikën e bukës dhe e ka qëlluar në zemër, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pas ngjarjes, Marjan Kodheli dyshohet se ka lënë thikën mbi tavolinë dhe është larguar nga shtëpia, por u arrestua nga policia rreth dy orë më vonë.

Fqinjët tregojnë se familja Kodheli ishte e qetë dhe e punësuar, ndërsa i riu ishte kthyer prej pak kohësh nga jashtë vendit.

“Ka qenë familje e mirë, nuk kemi dëgjuar ndonjë konflikt. Ai kishte 6 fëmijë, e ëma i kishte vdekur më parë nga një aksident,” u shpreh një prej banorëve të zonës.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e kësaj tragjedie familjare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit