SI SOT/ GjinushVax, vaksina 46 milionëshe që mbushi xhepat e shkencëtarit Skënder

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.10.2025, 16:01

28 tetor 2020, në kulmin e ankthit global nga pandemia, qeveria shqiptare vendosi t’i japë Akademisë së Shkencave një shtesë prej 46 milionë lekësh të vjetra për “projektet kërkimore lidhur me COVID-19”. Vendimi, i firmosur me seriozitet shtetëror dhe botuar në “Fletoren Zyrtare”, u justifikua si “nxitje për studime shkencore”. Shkurt, disa milionë nga fondi rezervë i buxhetit për të gjetur zgjidhjen shqiptare të pandemisë botërore.

Në krye të Akademisë ndodhej Skënder Gjinushi, një figurë që di më shumë për formulat politike se për ato laboratorike. Publiku e mori me humor, ndoshta Gjinushi do të shpikte vaksinën, ta quante “GjinushVax”, dhe t’ia shiste botës si shpëtimtar i shkencës shqiptare. Mbase u bë ndonjë raport, ndonjë konferencë online, ndonjë “studim paraprak” që askush nuk e pa por vaksina, për çudi, nuk doli asnjëherë nga laboratorët e Akademisë.

Pesë vite më pas, COVID-i iku, por fondet mbetën kujtim i bukur në dokumentet zyrtare. Shkenca shqiptare nuk shpiku vaksinën, por shpiku ndoshta mënyra të reja për të justifikuar shpenzimet. Dhe kështu, historia e 46 milionë lekëve kundër pandemisë mbetet një shembull klasik i mënyrës se si në Shqipëri, çdo krizë shndërrohet në mundësi për buxhete, jo për zgjidhje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit