Autostrada u bllokua nga çakulli/ Shoferi gjobitet me 2 mln lekë, i hiqet patenta dhe leja e qarkullimit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.10.2025, 15:52

Drejtuesi i një kamioni të tonazhit të rëndë, nga i cili mëngjesin e sotëm u derdhën sasi të mëdha inertesh në autostradë, është ndëshkuar me 2 milionë lekë të vjetra gjobë dhe është proceduar penalisht.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Mjull Bathores, ku si pasojë e derdhjes së ngarkesës, dy korsitë e autostradës u bllokuan plotësisht për disa minuta, duke paralizuar qarkullimin e mjeteve në të dy drejtimet.

Pas publikimit të pamjeve në JOQ, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar kamionin tip “IVECO”, që drejtohej nga shtetasi A. N., 41 vjeç, banues në Krujë, duke lëvizur me ngarkesë të pasiguruar.

Gjatë verifikimeve, rezultoi se mjeti kishte ndryshime ndërtimore dhe funksionale në kundërshtim me normat teknike dhe ligjore, çka rriti ndjeshëm rrezikun në qarkullim.

Në përfundim të veprimeve procedurale, Policia referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj 41-vjeçarit për veprën penale “Shkatërrimi i rrugëve”.

Përveç gjobës prej 200 mijë lekësh, drejtuesit të kamionit iu pezullua leja e drejtimit dhe iu tërhoq leja e qarkullimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit