Kurti i hakmerret Baljes, ia shkarkon zv/ministrin dhe këshilltarin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.10.2025, 15:34

Mosvotimi i qeverisë së propozuar nga Albin Kurti të dielën, i ka kushtuar shtrenjtë Duda Baljes.

Deputetja e minoritetit boshnjak në Kuvendin e Kosovës, kryetare e Bashkimit Socialdemokrat (SDU), nga e marta e kësaj jave nuk e ka asnjë përfaqësues politik në qeverinë në detyrë të Albin Kurtit.

Dy të deleguarit e Baljes në qeveri, zëvendësministri Elldin Uglari dhe këshilltari politik, Enes Sulejmanoviqi, janë shkarkuar nga postet e tyre në dy ditët e fundit. Të dy janë shkarkuar me vendim të Kurtit.

Uglari, zëvendësministër për Zhvillim Rajonal që nga shkurti i vitit të kaluar, është shkarkuar të hënën, tregon një vendim i kryeministrit në detyrë Kurti.

Ndërsa, Sulejmanoviq është shkarkuar një ditë më pas, të martën.

Vendimi vjen si ”hakmarrje” ndaj deputetës Duda Balje, e cila nuk mori pjesë në votimin e përbërjes së kabinetit të ri qeveritar të propozuar nga Kurti të dielën në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për formimin e qeverisë së re.

Balje nuk shkoi fare në Kuvend të dielën, kur qeveria e re e propozuar nga Kurti dështoi të votohej.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit