Portieri i Interit përplas për vdekje të moshuarin

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 28.10.2025, 14:56

Një aksident fatal ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në provincën e Comos, ku një 81-vjeçar që lëvizte me karrocë elektrike humbi jetën pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja u regjistrua rreth orës 09:43 në Rrugën Bergamo, në zonën e Fenegro.

Në drejtimin e makinës ndodhej portieri i dytë i Interit, Josep Martinez. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ndihmës mjekësore, i moshuari ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Policia mbërriti menjëherë për të kryer hetimet dhe për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i moshuari mund të ketë ndryshuar drejtim papritur, duke i prerë rrugën automjetit të drejtuar nga futbollisti, i cili u përpoq menjëherë t’i jepte ndihmën e parë.

Në shenjë respekti dhe zie për tragjedinë, klubi i Interit anuloi konferencën për shtyp të trajnerit Chivu, e parashikuar për orën 14:00 të ditës së sotme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit