Sot data 28 tetor, personat me aftësi të kufizuara nuk kanë marrë ende kempin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.10.2025, 13:59

Një qytetar nga Berati i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një shqetësim lidhur me pagesat për personat me aftësi të kufizuara, të cilat sipas tij duhej të ishin bërë më 24 tetor.

Ai shprehet se, edhe pse kanë kaluar katër ditë nga data e parashikuar, kempi për personat me aftësi të kufizuara nuk ka kaluar ende në llogaritë e personave përfitues. Ai thotë se është paraqitur disa herë pranë Bankës Raiffeisen, por ende nuk e ka marrë kempin pasi paratë s'janë shpërndarë ende.

Qytetari kërkon ndërhyrjen e autoriteteve për të siguruar që pagesat të realizohen sa më shpejt dhe të mos mbeten peng i vonesave burokratike.

Denoncimi i qytetarit:

"Përshëndetje JOQ, Jam një qytetar nga Berati dhe po ju shkruaj për të denoncuar një problem me pagesat për personat me aftësi të kufizuara. Paratë e pagesës, që duheshin të hidhnin më 24 tetor, ende nuk i kane hedhur edhe pse sot është data 28 tetor. Unë jam përfitues i një kempi për shëndetin mendor dhe jam paraqitur në bankën Raiffeisen për të marrë pagesën, por ende nuk është kryer. Ju lutem ta bëni publik këtë problem. Faleminderit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit