Vazhdojnë skandalet te “ZARA”, çmimet në etiketa lënë pa fjalë qytetarët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.10.2025, 11:09

JOQ Albania ka publikuar disa herë rastet e abuzimit të çmimeve në dyqanin e njohur të veshjeve “Zara”.

Ankesat e shumta të qytetarëve shqiptarë lidhen me mospërputhjen e çmimeve në etiketa, ofertave që Zara reklamon dhe çmimit në kasë.

Së fundmi, një qytetare ka ndarë një tjetër rast që ka shkaktuar indinjatë. Ajo ka treguar se pak ditë më parë ka blerë dy palë xhinse te Zara, por kur ka parë çmimet e mbivendosura në etiketë ka mbetur e habitur.

Në njërën palë të xhinseve çmimi është 26 euro, 22 euro me ulje dhe në lekë çmimi përfundimtar është 30 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë një palë xhinse të tjera kanë çmim 23 euro, 20 euro dhe çmim në lekë 26 mijë lekë.

Ky rast ngre sërish dyshime mbi mungesën e transparencës në aplikimin e ofertave dhe ndryshimet e çmimeve në këtë subjekt tregtar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit