Dy vëllezër nga Durrësi, Ergis dhe Arbin Hoxha, të moshës 32 dhe 34 vjeç, janë arrestuar nga policia shqiptare pas një operacioni të koduar “Brothers”. Ata ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi akuzohen nga Gjykata e Breshias për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, operacioni u zhvillua pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet strukturave të Policisë së Durrësit dhe Interpol Tiranës. Vëllezërit u kapën në fshatin Manzë, ku jetonin prej disa kohësh, ndërsa ndaj tyre ishin lëshuar urdhra arresti ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Pas arrestimit, Interpol Tirana ka nisur procedurat për ekstradimin e tyre drejt Italisë, në bashkëpunim me Interpol Romën. Dy të arrestuarit pritet të përballen me drejtësinë italiane për akuzat që lidhen me pjesëmarrjen në një organizatë kriminale të trafikut të drogës.