SBASHK paralajmëron padi ndaj ministrit Murati për mosfunksionalizimin e Këshillit Ekonomiko-Social

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.10.2025, 10:55

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) është në përgatitje të një padie ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për shkak të mosfunksionalizimit të Këshillit Ekonomiko-Social gjatë tri viteve të fundit.

Lajmin e ka konfirmuar nënkryetari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, i cili tha se janë në konsultim me Institutin e Kosovës për Drejtësi për përgatitjen e padisë. “Ata ofrojnë shërbime juridike falas dhe besoj që gjatë kësaj jave do ta kemi gati padinë”, deklaroi ai.

Sipas Ymerit, mungesa e funksionimit të këtij këshilli ka pasur pasoja të ndjeshme për punëtorët në Kosovë, duke i privuar ata nga një mekanizëm i rëndësishëm për dialog social dhe mbrojtje të të drejtave të tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit