Një qytetar ka ngritur një ankesë publike pas një problemi që, sipas tij, po zvarritet prej disa ditësh mes institucionit financiar NOA dhe bankës Raiffeisen. Ai thotë se ka shtatë ditë që pret kthimin e një shume parash që i është bllokuar pas një gabimi gjatë transferimit.
Sipas tij, banka Raiffeisen nuk i ka dhënë ende një afat të saktë për zgjidhjen e çështjes, ndërsa nga ana tjetër, edhe institucioni NOA, ku janë dërguar paratë, nuk po jep asnjë informacion konkret.
Denoncuesi apelon për ndihmë dhe kërkon ndërhyrjen e institucioneve për të zgjidhur rastin, pasi, siç thotë ai, “është e padrejtë që një shumë e tillë të mbahet pa arsye për kaq gjatë, ndërkohë që asnjëra palë nuk jep sqarime”.
Qytetari shkruan:
Përshëndetje,
Ju lutem, kërkoj ndihmën tuaj pas një problemi që më ka ndodhur. Kanë kaluar 7 ditë dhe institucioni NOA po mban paratë e mia, pa më dhënë një datë se kur do të mund të më kthehen.
Më datë 20.10.2025, kam kryer një transferim nëpërmjet aplikacionit Raiffeisen On në shumën 432,232 lekë.
Pasi vura re gabimin, kontaktova menjëherë me bankën time dhe bëra një kërkesë online për kthim të transfertës, pasi shuma ishte dërguar gabimisht.
Banka Raiffeisen, edhe pas më shumë se një jave, nuk më ka dhënë asnjë përgjigje dhe më thonë vetëm “duhet të presësh”.
Ndërkohë, kam komunikuar edhe me institucionin NOA për kthimin e shumës së mbetur. Ka një javë që shoh se gjendja e llogarisë sime nuk ka ndryshuar dhe nuk më jepet asnjë datë për kthimin e parave. Katër ditët e fundit më thonë “do t’ju njoftojmë për pak”, por askush nuk më është përgjigjur.
Ju lutem, kërkoj ndihmën tuaj.
