Rruga drejt TEG-ut mbushet me gurë e tulla, shoferët rrezikojnë aksident

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.10.2025, 09:47

Një situatë e rrezikshme është raportuar paraditen e sotme në aksin Sauk–TEG, ku një kamioni i është hapur spondi gjatë lëvizjes, duke shpërndarë tulla dhe copëza materiali ndërtimi në mes të rrugës. Pamjet tregojnë se rruga është mbuluar me mbetje ndërtimi, ndërsa automjetet detyrohen të lëvizin me kujdes për të shmangur dëmtimet apo aksidentet.

Qytetarët që kanë dërguar denoncimet shprehen të indinjuar nga mungesa e reagimit të autoriteteve. “Rruga e Elbasanit, kur ikën për te TEG-u, është plot me tulla, asnjë polic, asnjë njoftim për pastrimin e rrugës”, shkruan një prej tyre. Një tjetër shton me ironi, “Çakëll mali në mes të rrugës, ky është Albanistan.”

Ndërkohë, deri në momentin e raportimit nuk ka pasur ndërhyrje për pastrimin e rrugës, ndërsa drejtuesit e mjeteve kërkojnë që institucionet përgjegjëse, ARRSH, firma kontraktuese, dhe Policia Rrugore të reagojnë urgjentisht për të shmangur ndonjë aksident të mundshëm në këtë aks.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit