Vdes artisti e regjisori nga Ferizaj, Kushtrim Asllani

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.10.2025, 09:05

Ka ndërruar jetë artisti dhe regjisori nga Ferizaj, Kushtrim Asllani.

Lajmin e bëri të ditur këngëtari Mentor Haziri, me anë të një postimi të ndarë në rrjete sociale.

“Kushtrimi djali i dajës na la e na tronditi të gjithëve sot.

Një djalë shembullor, një artist e regjisori me një kontribuut të madh në Teatrin e Ferizajit e komunitetit tonë artistik në qytet e më gjerë”, ka shkruar ai.

Tutje vazhdoi: “Një djalë që na donte të gjithëve e që pritke me ardh me na pa në pranverë. Të pushoftë shpirti në parajsë Kusho”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit