Ia kalon edhe Milanos, në Tiranë duhen 18 vite për të blerë një apartament

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.10.2025, 08:33

Tirana renditet ndër gjashtë qytetet më të shtrenjta në Europë për përballueshmërinë e blerjes së një prone, duke kërkuar mesatarisht 18 vite për blerjen e një apartamenti, sipas të dhënave të Numbeo për gjysmën e parë të vitit 2025. Krahasuar me vitin e kaluar, kur nevojiteshin 15.3 vite, koha është rritur me rreth 3 vite, duke e pozicionuar kryeqytetin shqiptar në vendin e gjashtë në Europë dhe të 37-tin në botë.

Në kontinent, më të shtrenjta rezultojnë Londra (19.2 vite), Lisbona (19.8 vite) dhe Spliti (18 vite), ndërsa pas Tiranës vijnë Beogradi (16.6 vite) dhe Parisi (15.3 vite). Tirana për vitin 2025 e ka tejkaluar Milanon, ku nevojiten 16 vite për të blerë një apartament, ndërkohë që në vitet 2023–2024 Milano kërkonte 17 deri 19 vite, ndërsa Tirana 2 deri 3 vite më pak. Në rajon, Beogradi kërkon 16.6 vite, Novi Sadi 16.4 vite, Prishtina 14.6 vite dhe Sarajeva 15.4 vite.

Sipas raportit të Deloitte Property Index 2025, çmimi mesatar i apartamenteve në Shqipëri ka arritur në 1,620 euro/m², me rritje 16.6% nga një vit më parë. Në Tiranë, çmimi mesatar është 2,000 euro/m², në Vlorë 2,400 euro/m², dhe në Durrës 1,350 euro/m², ndërsa në qendër të kryeqytetit çmimet arrijnë 3,000–3,500 euro/m².

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit