Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të raportuar një rast të ndodhur në një market në Kamëz, ku një person është filmuar teksa merr një portofol që i kishte rënë një gruaje.
Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Teuta”, në dyqanin “1 Euro”. Në videon e siguruar nga familjarët, shihet momenti kur gruas me shami, e cila është ulur për të marrë një produkt nga rafti, i bie portofoli. Pak sekonda më pas, një zotëri afrohet, e merr portofolin dhe paturpësisht e fut në xhep.
Familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit, duke apeluar që ai ta kthejë menjëherë portofolin, pasi përveç shumës së parave, brenda ndodheshin edhe dokumente shumë të rëndësishme për të.
Mesazhi i plotë i qytetares:
“Përshëndetje! Kemi një rast urgjent. Ky zotëria në video ka marrë portofolin e motrës time! Ju lutem kush e njeh të na e thotë pasi ka dokumente të rëndësishme dhe para në të! Motra është vajza me shami e ulur, i bie portofoli dhe zotëria e merr direkt. Në Kamëz, rruga Teuta, dyqani 1 euro.”