Altin Dumani fton Arben Ahmetajn të bashkëpunojë për inceneratorët

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.10.2025, 18:47

Kreu i SPAK Altin Dumani duket se i ka bërë një ftesë të hapur dhe publike ish-zëvendës-kryeministrit të arratisur Arben Ahmetaj, që të bëhet bashkëpunëtor dhe të dëshmojë për aferën e inceneratorëve ku janë vjedhur qindra milion euro para publike.

Teksa ishte në kuvend, ai u pyet nga deputetja e PD-së Jorida Tabaku për çështjen e inceneratorëve. Pyetja lidhej nëse është tentuar të merret dëshmia e Ahmetajt, i cili është në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për disa vepra penale.

Dumani tha se deklarimet publike të Ahmetajt vlerësohen rast pas rasti, por nëse ai do të dojë të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, është më se i mirëpritur.

Lidhur me inceneratorët, kemi Elbasanin, Fierin dhe Tiranën. SPAK ka hetuar në kuadër të këtyre procedimeve penale 71 persona të gjithë niveleve, disa janë në nivele penale të formës së prerë, disa në hetim, disa në gjykim dhe po hetohet për fakte penale të tjera për këtë veprimtari kriminale.

Lidhur me pyetjen sepse nuk është marrë i pandehur ende Erion Veliaj, dua të them se hetimet paraprake nuk kanë përfunduar ende dhe vijojnë për inceneratorin e Tiranës. Lidhur me dëshminë e Ahmetajt, deklarimet publike të tij vlerësohen rast pas rasti.

Për ne sot ai është person në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale. Në çdo moment që një subjekt dëshiron të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë është mëse i mirëpritur”, u shpreh ai.

Shkrimi u mor nga TVA News!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit