Volejbollistja e Dinamos reagon pas pezullimit: Jam një grua e vërtetë, më është bërë padrejtësi

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 27.10.2025, 16:57

Ditët e fundit, sporti shqiptar është përfshirë nga një debat i pazakontë që ka në qendër volejbollisten braziliane të Dinamos, Nayara Ferreira. Pas ngritjes së dyshimeve për gjininë e saj, sportistja është pezulluar nga aktivitetet, ndërsa Federata Shqiptare e Volejbollit i ka kërkuar të nënshtrohet një testi për përcaktimin e gjinisë.

Ngjarja ka marrë përmasa të mëdha në rrjetet sociale, ku opinionet janë ndarë mes atyre që e mbështesin Ferreirën dhe të tjerëve që kërkojnë “qartësi” nga institucionet sportive.

Në një reagim, Nayara Ferreira e cilësoi situatën si “të tmerrshme dhe të padrejtë”, duke theksuar se nuk do të lejojë që paragjykimet ta rrëzojnë. Ajo u shpreh se është “thjesht një vajzë që ka të drejtë të jetë vetvetja” dhe se do të vazhdojë të luftojë për dinjitetin dhe vendin e saj në sport.

Rasti i saj ka hapur një diskutim më të gjerë mbi mënyrën se si trajtohen sportistët në situata të tilla dhe mbi respektimin e identitetit gjinor në sportin shqiptar, një temë që, deri më sot, ishte pothuajse e panjohur në arenën vendase.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit