Kukës/ Puseta e hapur prej dy javësh në lagjen e re rrezikon kalimtarët dhe fëmijët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.10.2025, 16:32

Një situatë shqetësuese është raportuar nga banorët e lagjes së re në Kukës, ku një pusetë e hapur prej më shumë se dy javësh po rrezikon seriozisht sigurinë e qytetarëve.

Sipas denoncimeve, puseta ndodhet në një zonë të frekuentuar çdo ditë nga fëmijët që shkojnë në shkollë dhe nga kalimtarë të shumtë, duke u kthyer në një rrezik të madh për aksidente.

Banorët shprehen se, pavarësisht se kanë njoftuar disa herë autoritetet lokale, asnjë masë nuk është marrë deri më tani për mbulimin ose riparimin e saj. Ata paralajmërojnë se mungesa e reagimit mund të çojë në një ngjarje tragjike, pasi puseta ndodhet në një rrugë të hapur dhe pa ndriçim të mjaftueshëm në orët e mbrëmjes.

Prej dy javësh puseta qëndron e hapur, përballë syve të të gjithëve. Kalojnë çdo ditë fëmijë që shkojnë në shkollë dhe rreziku është i përditshëm,” – shprehen banorët e lagjes.

Ata i bëjnë thirrje Bashkisë Kukës dhe institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë menjëherë për të shmangur çdo incident, duke e cilësuar situatën si neglizhencë serioze ndaj sigurisë publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit