Edhe pse të ndaluar me ‘ligj’, skuterat ‘BinBin’ shtohen si kërpudhat pas shiut

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 27.10.2025, 15:00

Në kryeqytet, ndalimi i përdorimit të skuterave elektrike, nismë e ministres Koçiu – duket se funksionon me “dy standarde”. Ndërsa qytetarëve u sekuestruan mjetet dhe u gjobitën për përdorimin e tyre, skuterat elektrikë të bashkisë, ata të markës “BinBin”, vijojnë të qëndrojnë të shpërndarë në çdo cep të Tiranës.

Pamjet tregojnë qartë: në trotuare, rrugë dytësore dhe madje pranë institucioneve publike, skuterat “bashkiakë” vazhdojnë qetësisht aktivitetin, pa asnjë ndalesë apo ndëshkim. Aty ku qytetarit i merret mjeti me protokoll, për “BinBin”-ët nuk ekziston asnjë ligj.

Pavarësisht denoncimeve të njëpasnjëshme nga JOQ Albania dhe reagimeve të shumta në rrjete sociale, autoritetet nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim serioz. Madje, edhe në rastet kur u pa se disa prej tyre u morën nga policia rrugore, skuterat u rikthyen sërish në rrugë, si të kishin imunitet publik.

Në fund, ndalimi mbetet një ligj “me përjashtime”, për qytetarët, dënim, për bashkinë, leje kalimi. Një histori e njohur në Tiranë, ku rregullat vlejnë për të gjithë, përveç atyre që i bëjnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit