Ndalohet një person në Shkup, plaçkiti dy filiale të kredive të shpejta

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.10.2025, 14:27

Ndalohet një person në Shkup, plaçkiti dy filiale të kredive të shpejta.

MPB Maqedoni njofton se dje (26.10.2025) në Shkup, oficerët e policisë nga SPB Shkup arrestuan B.A. (25) nga Shkupi.

Ai dyshohet se ka kryer grabitje në dy degë të kompanive financiare në zonën e Qendrës dhe Bit Pazarit më 15.08 dhe 18.08.2025, përkatësisht ka marrë para duke kërcënuar me armë.

"Personi është ndaluar në stacionin policor dhe gjatë një interviste zyrtare ka pranuar krimet. Në koordinim me një prokuror publik, kundër tij është ngritur kallëzim penal me procedurë urgjente, dhe një gjykatës në procedurë paraprake ka urdhëruar paraburgimin prej 30 ditësh", thonë nga MPB.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit