Ish-ministri i Albin Kurtit, Liburn Aliu emërohet Drejtor i Portit të Durrësit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.10.2025, 13:09

Liburn Aliu, ish-ministër i Infrastrukturës në Qeverinë Kurti 2 dhe një nga figurat themeluese të Lëvizjes Vetëvendosje, është emëruar Drejtor i ri i Portit të Durrësit. Vendimi për emërimin e tij është marrë nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke i besuar Aliut drejtimin e një prej nyjeve më të rëndësishme ekonomike dhe logjistike të vendit.

Ky emërim vjen vetëm dy muaj pas dorëheqjes së tij nga posti i ministrit në Kosovë, ku ai shërbeu për më shumë se katër vjet. Gjatë kësaj periudhe, Aliu ishte ndër figurat më të afërta të kryeministrit Albin Kurti dhe konsiderohej si një prej arkitektëve të politikave infrastrukturore të Qeverisë së Kosovës.

Në krye të Portit të Durrësit, Liburn Aliu pritet të përballet me sfida të rëndësishme, veçanërisht në drejtim të modernizimit dhe rritjes së efikasitetit të portit, që mbetet porta kryesore detare e Shqipërisë dhe një nyje e rëndësishme tregtare për rajonin. Ai zëvendëson Kreshnik Bajraktarin, i cili mbajti këtë detyrë që nga korriku i vitit 2024.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit