Greva e doganierëve grekë, dhjetëra qytetarë në pritje për kaluar kufirin

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.10.2025, 12:13

Qarkullimi i mjeteve në drejtim të Greqisë dhe anasjelltas është ndërprerë që në orët e para të mëngjesit, për shkak të një greve katërorëshe të punonjësve të doganave greke. Sipas informacioneve nga Drejtoria Rajonale e Kufirit, greva ka shkaktuar bllokim të plotë të kalimit të automjeteve në të dy anët e kufirit, ndërsa lëvizja e këmbësorëve vijon normalisht. Greva pritet të përfundojë rreth orës 10:00 të paradites.

Pavarësisht njoftimit të Policisë Kufitare të Kakavijës për ndalimin e mjeteve gjatë periudhës kohore 06:00–12:00, në pikën kufitare janë krijuar radhë të gjata automjetesh. Shumë udhëtarë janë shprehur se nuk ishin në dijeni për grevën, ndërsa disa prej tyre janë mashtruar nga agjencitë e udhëtimit, të cilat i kanë siguruar se lëvizja e autobusëve do të zhvillohej normalisht.

Sipas burimeve greke, doganierët kanë ndërmarrë grevën si formë proteste për kërkesën e tyre për rritje page. Autoritetet kufitare shqiptare kanë bërë me dije se gjatë kohës së grevës lejohen të kalojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet me raste emergjente shëndetësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit