Kruma si landfill plehrash, Miftar Dauti se vë ujin në zjarr

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 27.10.2025, 12:00

Në zemër të Hasit, Kruma po humbet çdo ditë pak nga bukuria e saj. Kodrat dhe burimet që dikur tërhiqnin vizitorë për qetësinë dhe ajrin e pastër, sot janë mbuluar nga plehrat. Mbetje të hedhura kudo, rrugë të ndotura dhe asnjë shenjë kujdesi nga Bashkia Has.

Kryebashkiaku Miftar Dauti duket sikur e ka lënë Krumën në mëshirën e fatit. Përgjatë ditëve të fundit, një qytetar ka raportuar pranë redaksisë tonë se në pak ditë i është dashur të kalojë disa herë në Krumë por gjendja e plehrave të cilat dëmtojnë natyrën dhe shëmtojnë pamjen piktoreske të zonës është e njejtë.

Në vend që të kujdeset për imazhin dhe mjedisin e qytetit që drejton, Dauti duket më shumë i interesuar për aktivitete ceremoniale dhe postime propagandistike, ndërsa Kruma po mbytet nën plehra.

Natyra e mrekullueshme e Hasit, që dikur ishte krenari për banorët, sot është bërë shembulli më i qartë i paaftësisë dhe mungesës së vullnetit nga pushteti vendor. Në Krumë, plehrat nuk janë më thjesht një problem, janë pasqyra e qartë e një bashkie që ka zgjedhur të mos shohë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit