Një tjetër rast neglizhence institucionale është raportuar nga banorët e Frrakullës së Vogël në bashkinë e Fierit, të cilët janë detyruar të pastrojnë vetë pusetat e kanalizimeve për shkak të mungesës së ndërhyrjes nga autoritetet vendore.
Në një denoncim të dërguar pranë redaksisë, qytetarët shprehen se, pavarësisht ankesave të përsëritura, gjendja e kanalizimeve në zonë mbetet e njëjtë prej kohësh. Ata deklarojnë se janë lodhur duke pritur reagim nga Bashkia Fier dhe se tashmë kanë marrë situatën në dorë, duke pastruar vetë pusetat me mjete rrethanore.
Banorët kanë marrë lopata dhe mjete të tjera pune për të pastruar grumbullimet e mbetjeve që kanë bllokuar sistemin e ujërave të ndotura. Ata theksojnë se kjo situatë është bërë e rrezikshme për shëndetin publik, veçanërisht gjatë ditëve me reshje, kur uji del në sipërfaqe dhe përhap aromë të rëndë në zonë.
Banorët i kërkojnë Bashkisë Fier që të ndërhyjë menjëherë për të kryer pastrimin dhe mirëmbajtjen e kanalizimeve, duke shmangur përkeqësimin e situatës dhe rrezikun e ndotjes së mjedisit.
Denoncimi i qytetarit:
"Pershendetje JOQ, Frrakull e vogel qytetaret e marrin punen persiper vete. Ju lutem postojeni anonim! Frrakull e Vogel bashkia Fier kemi bere ankesa disa her por jemi lodhur, kjo eshte gjendja e pusetave te kanalizimeve"