Një qytetar i cili është martuar pak ditë më parë, i është drejtuar redaksisë tonë me një denoncim paksa të pazakontë.
Ai ka treguar se dasmën e ka patur më 20 tetor dhe për të respektuar të ftuarit ka blerë 80 çokollata, pa e parë fare skadencën e tyre. Por pas dasmës dhe shpërndarjes së tyre, dhëndri dhe familjarët e tij kanë vënë re se data origjinale e skadencës ishte 23 shkurt 2025, por mbi të ishte vendosur një etiketë e re që e shtynte afatin në shkurt 2026.
Ai thotë se disa çokollata ua ka dhuruar dasmorëve e disa të tjera i ka hedhur pasi edhe nga ambalazhi nuk dukeshin të përshtatshme për dhurim apo konsumim.
Dhëndri dhe familjarët e tij kërkojnë kontroll më të rreptë të produkteve ushqimore dhe ndëshkime për subjektet që manipulojnë datat e skadencës.
Ky denoncim ngre sërish shqetësimin për mungesën e mbikëqyrjes së tregut dhe rrezikun që konsumatorët të ekspozohen ndaj produkteve të rrezikshme për shëndetin pasi AKU nuk e kryen punën e saj ashtu siç duhet.
Denoncimi i dhëndrit:
"Pershendetje. Postojini pak keto video, bleva ca çokallata per dasmen, dasmen e pata me daten 20 tetor 2025 dark ja dhashe edhe njerzve por disa i hodha, edhe data edhe viti ishin prishur ishte 23/02 2025 edhe e kishin bere 2026 se blejme shume çokollata. Po ti jap me video edhe foto çokollatat. Me nje dyqan une i bleva, kusheriri me tha jane te prishur sa ia dhash njerzve. Kam blere 80 cokallta