Arrestohet në vendin e punës prokurori Beqë Shala

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.10.2025, 09:53

Prokurori Beqë Shala, nga Prokuroria Themelore në Prizren, është arrestuar të hënën me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Arrestimi është kryer në vendin e punës nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me kryeprokurorin Petrit Kryeziu.

Sipas njoftimit të Sistemit Prokurorial të Kosovës, ndaj Shalës ekziston dyshimi për veprën penale “Marrja e ryshfetit”. Autoritetet kanë bërë të ditur se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjin.Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa theksohet respektimi i parimit të prezumimit të pafajësisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit