Ajeti Alibehaj po përballet me ditët më të vështira të jetës. Ai është diagnostikuar me limfomë, një sëmundje e rëndë që i ka lodhur trupin, por jo shpirtin e tij luftarak. Pas dy ndërhyrjeve kirurgjikale të rënda dhe disa cikleve të kimioterapisë, Ajeti ndodhet aktualisht në një spital në Stamboll, ku mjekët kanë rekomanduar edhe tre kimioterapi të tjera dhe një ndërhyrje të fundit vendimtare për jetën e tij.
Familja e tij ka bërë gjithçka për ta mbajtur trajtimin në vijim, por kostot e larta spitalore i kanë lënë pa zgjidhje. Edhe pse më parë janë mbledhur 38 mijë euro falë zemrës së mirë të njerëzve, ato fonde fatkeqësisht nuk mjaftuan për shkak të ndërhyrjeve të papritura dhe trajtimeve shtesë që kërkoi gjendja e Ajetit. Sot, çdo ditë për të është një betejë mes dhimbjes dhe shpresës, mes frikës dhe forcës.
Urim Alibehaj, vëllai i Ajetit, bën sërish një thirrje të ndjerë për ndihmë për shqiptarët të cilët kanë mundësi. Çdo kontribut, sado i vogël, është një hap drejt shërimit. Të gjithë ata që duan të ndihmojnë, mund të kontribuojnë financiarisht dhe ta shpërndajnë këtë thirrje për t’i dhënë Ajetit një mundësi tjetër për jetë. Për zemërgjerët që duan të kontriubuojnë për Ajetin, klikoni në link-un e GOFUNDME.