Rruga në Remenj me baltë e gropa, bashkia Pogradec nuk merr asnjë masë për asfalitim

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.10.2025, 09:01

Banorët e fshatit Remenj në Pogradec kanë ngritur shqetësimin për gjendjen e degraduar të rrugës kryesore që lidh zonën me qytetin. Një prej banorëve ka bërë apel publik duke kërkuar që autoritetet vendore të ndërhyjnë sa më shpejt. “Ju lutem, shikoni gjendjen e rrugës kryesore në Remenj të Pogradecit, pa asnjë investim. Ju lutem, postojeni,” shkruan ai në mesazhin e tij.

Rruga, sipas banorëve, është e dëmtuar prej vitesh dhe gjatë stinës së shirave bëhet pothuajse e pakalueshme. Përveç vështirësive në lëvizjen e automjeteve, problemet shtohen edhe për nxënësit dhe të moshuarit që e përdorin për nevoja të përditshme. Ata thonë se kanë bërë disa herë kërkesa në bashki, me kryetar Ilir Xhakolli por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje konkrete.

Banorët e Remenjit shpresojnë që denoncimi i tyre i dërguar në JOQ Albania të dëgjohet dhe të përfshihet në planet e investimeve publike. Ata kërkojnë që rruga të asfaltohet ose të bëhet të paktën e kalueshme, duke theksuar se infrastruktura e mirë është jetike për zhvillimin e zonës dhe për mbajtjen e popullsisë në fshat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit