Sherr me thika në Lushnjë, tre të plagosur

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 27.10.2025, 00:47

Një sherr me thika i ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Golem i Madh të Lushnjës, ka përfunduar me plagosjen e tre personave. Të tre të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Lushnjës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve, dhe nën mbikëqyrjen e policisë. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se të përfshirët kishin qenë duke konsumuar alkool para se të niste konflikti, i cili dyshohet se ka nisur për shkaqe banale, por ende të paqarta.

Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe marrjen e masave të nevojshme ndaj autorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit