Tre Shqiptarë bien në prangat e policisë Greke, ishin në kërkim ndërkombëtar

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 26.10.2025, 20:04

Policia greke ka vënë në pranga tre shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim në Greqi dhe Zvicër. Arrestimet janë kryer në dy pika të ndryshme, në Kakavijë dhe në Janinë.

Në pikën kufitare të Kakavijës, gjatë dy kontrolleve të ndryshme, oficerët e Departamentit të Kontrollit të Pasaportave, në bashkëpunim me Policinë e Pogonit, ndaluan dy shqiptarë të kërkuar nga drejtësia greke. Sipas njoftimit zyrtar, njëri prej tyre ishte dënuar nga Gjykata Tre-Anëtarëshe e Apelit për Krime të Maqedonisë Perëndimore me 1 vit burg, ndërsa tjetri kishte një gjobë prej 1500 eurosh nga Gjykata e Kundërvajtjeve të Follorinës, për shkelje të ligjit për të huajt.

Ndërkohë, në Janinë, policia arrestoi një tjetër shtetas shqiptar, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër arresti evropian nga Zvicra. Ai akuzohet për shkelje të ligjit për lëndët narkotike, vepër për të cilën në Zvicër parashikohet një dënim deri në 20 vite burg.

I arrestuari është dërguar në Prokurorinë kompetente për vijimin e procedurave ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit