Që mbrëmë në urgjencë! Mjekët e QSUT-së lënë pa shërbim gjyshin 90-vjeçar

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 26.10.2025, 20:10

Gjyshi që shikoni në video ndodhet që mbrëmë në urgjencën e QSUT-së, duke lënguar në shtrat nga dhimbjet, teksa askush nuk e prek me dorë.

Të afërm të tij kanë kontaktuar me redaksinë e JOQ Albania, duke kërkuar që rasti të bëhet publik, pasi asnjë prej mjekëve të urgjencës nuk po e merr parasysh pacientin 90 vjeçar, i cili sipas njerëzve që e shoqërojnë është me 40 temperaturë.

Aq shumë dhimbje ka, sa ka filluar që të flasë me veten përçartë. Mjekët kanë ardhur marrin lekët dhe ikin. Gjyshi 90-vjeç me temperaturë dhe shumë dhimbje, duhet 4 orë të arrijë në Korçë. Ky është kulmi se çdo analizë i ka dalë shumë keq”, shkruan denoncuesi.

Sipas asaj që ai tregon, mjekët e kanë neglizhuar të moshuarin i cili po lufton me vdekjen.

Gurët i kanë bllokuar kanalin e tëmthit dhe rrezikon jetën. Gjatë 24 orëve thuajse nuk i kanë bërë shërbim fare. Vetëm një serum! Vetëm nëse e postoni ju do bëhet diçka. Ne jemi këtu në QSUT,” thotë më tej i afërmi.

Rasti ngre alarmin për mungesën e shërbimeve në spitalet shtetërore, aq më tepër në situata urgjencash si gjyshi i moshuar, i cili është nisur nga Spitali i Korçës për mjekim më të specializuar në kryeqytet, por këtu askush nuk po e prek me dorë.

Në mesazhin e plotë, denoncuesi shprehet: “Përshëndetje! Kam një rast urgjent për të denoncuar. Një i afërmi im ka 24 orë që është në urgjencë te QSUT dhe e kanë lënë në një dhomë pa asnjë shërbim. Është me temperaturë 40, ka bllokim të tëmthit, dhimbje të mëdha dhe doktorët na thonë çojeni në shtëpi dhe silleni nesër sepse s’kemi vende.

Në të njëjtën kohë doktorët thonë se është rast i rëndë. Çdo analizë i ka dalë shumë keq. Nuk e mbajnë dot se në rast se ndodh ndonjë gjë nuk mbajnë përgjegjësi. Ju lutem postojeni se kemi ardhur nga Korça dhe askush nuk vendos dorë.

Shpresojmë që pasi të kenë lexuar këtë lajm, doktorët dhe infermierët që janë në QSUT tani, të lënë mënjanë telefonin dhe të shkojnë të përkujdesen për këtë gjysh. Sa më parë aq më mirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit