Gjendet i pajetë 19-vjeçari shqiptar në Itali, mister shkaqet

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 26.10.2025, 18:27

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali. Një i ri shqiptar, Flavio Saraci, vetëm 19 vjeç, u gjet i pajetë në dhomën e tij mëngjesin e së premtes, më 24 tetor, në Masotti, Serravalle Pistoiese, nga vëllai i tij i vogël.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme dhe transportimit në Spitalin San Jacopo, mjekët nuk mundën ta shpëtonin, duke konfirmuar vdekjen e të riut.

Sipas dëshmive, Flavio ishte një djalë i shëndetshëm, dhe aktiv në sporte, pa ndonjë problem shëndetësor. Dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e një sëmundjeje të papritur fatale, ndërsa autopsia pritet të përcaktojë shkakun e saktë.

Flavio kishte përfunduar studimet vitin e kaluar në Institutin “Filippo Pacini” në Pistoia dhe njihej si një djalë i qetë, i respektuar dhe shumë i dashur nga të gjithë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit