Lumi Gjadër përmbyt tokat dhe rrezikon banorët, institucionet heshtin

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 26.10.2025, 16:31

Një banor nga fshati Mali i Rëzuar, që i përket Bashkisë Vau i Dejës, ka ngritur alarmin për situatën e rëndë që po shkakton lumi Gjadër në zonë. Sipas dëshmisë së tij dhe fotove të siguruara nga vendngjarja, lumi ka dalë nga shtrati duke përmbytur tokat bujqësore dhe duke rrezikuar shtëpitë përreth.

Banori tregon se, pavarësisht se situata po përkeqësohet nga ora në orë, asnjë përfaqësues i emergjencave civile apo i bashkisë nuk është paraqitur në terren për të parë nga afër gjendjen apo për të marrë masa parandaluese.

Ndërkohë, banorët e zonës kërkojnë ndërhyrje urgjente për të forcuar brigjet e lumit dhe për të shmangur një përmbytje të plotë. Heshtja e autoriteteve, ndërsa lumi merr përpara gjithçka në rrugën e tij, është bërë tashmë shenja më e qartë e mungesës së përgjegjësisë institucionale.

Denoncimi i qytetarit:

"Përshëndetje, si jeni? Jam banor i fshatit Mali i Rrëzuar i bashkisë Vau i Dejës, fotot që kam dërguar janë të lumit Gjadër që prek tokat dhe rrezikon shtëpitë dhe banorët e fshatit. Asnjë person nga emergjencat civile apo përfaqsues i Bashkisë nuk ka ardhur ende për të parë situatën."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit