Mungesa e urave bllokon fshatin Jakaj të Vaut të Dejës, banorët e izoluar kërkojnë zgjidhje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.10.2025, 16:24

Banorët e fshatit Jakaj në Gomsie të Vau të Dejës janë izoluar për shkak të përmbytjeve të ditës së sotme, ndërsa mungesa e investimeve prej më shumë se tri dekadash i ka lënë në kushte të papranueshme.

Sipas një banori të zonës, fshati ndodhet vetëm 6 kilometra larg bashkisë, por që nga vitet ’90 e deri sot asnjë kryetar bashkie nuk ka ndërhyrë për përmirësimin e rrugës apo ndërtimin e dy urave që janë jetike për lidhjen me pjesën tjetër të komunës.

Ai shprehet se fondet e premtuara ndër vite për këtë rrugë janë zhdukur pa lënë gjurmë, ndërsa çdo herë që bie shi, rruga përmbytet dhe fshati mbetet i bllokuar.

Banori shton se në këto kushte është e pamundur të zhvillohet turizmi apo të sigurohet jeta normale e banorëve. Ai thotë se është në përpjekje për të hapur një bujtinë në këtë fshat të bukur, por mungesa e infrastrukturës është pengesë e madhe për të gjithë komunitetin, duke theksuar se as dërgimi i fëmijëve në shkollë apo transportimi i të sëmurëve nuk mund të realizohet në mënyrë të sigurt.

Banorët e Jakajt kërkojnë që bashkia të ndërhyjë të paktën për ndërtimin e dy urave dhe sistemimin e rrugës me kalldrëm, pa kërkuar luks apo asfalt. Ata thonë se për 35 vite kanë parë të kalojnë mbi dhjetë kryetarë bashkie, por asnjëri nuk ka marrë masa konkrete.

Denoncimi i banorit:

Fshati Jakaj gomsiqe vau dejes 6 klm larg bashkis ,fshati i bllokum totalisht ,qe nga 90 e deri sot nuk ka vur dor asnje kryetar bashkie,dhe sa fondet jan vjedhur me ket rrug,kan ik drejtim pa ditun,

Kjo eshte permbytje nga sot ,dhe sa her bie shit kshu bahet ,kjo eshte ardhmja europiane qe bashkia as dy ura nuk investon kan kalu mbi 10 kryetar bashkie dhe akoma jetojm si ne mesjet

Une jam Duke nis me hap nje bujtin ne ket fshat,dhe kjo eshte pengesa e fort per mu e ne si banor ,,imagjino si me qu fmin te shkolla ne ket situat ,ose larg qoft me na smur familjar ka me fluturu se kjo eshte izolim ,vetem per dy ura , eshte nje fshat i bukur afer bashkis nje fshat qe mund te kthehet per turizem shum shpejt ,,por ne skemi asnje sherbim nga shteti ,rruga eshte minimumi qe na duhet per tjerat spo thojm gja ,.dhe as nuk pretendojm per asfalt ,por pakten dy ura dhe me na shtrue ne kalldram jemi te knaqun,,se nuk po prentedojm luks sic e quajn politikant ton qe nga 90 e deri 35 vite ,vetem na ka largu nga shqipria ,je pershnes e felemnerit qe jepni problematikat e shqiptareve te vujtun nga toka me pasuri qe po na shkatrrohet cdo dit e ma shum .

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit