Pas makaronave dhe çokollatat dalin me krimba! Çfarë po tregtojnë marketet?

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 26.10.2025, 17:37

Pas rasteve të shumta të ushqimeve të kontaminuara që janë shfaqur në tregjet shqiptare, së fundmi është raportuar një tjetër rast skandaloz, këtë herë me çokollata.

Në një market në rrugën “Kristaq Çapo” në Tiranë, konkretisht në “Zenaj Market”, qytetarët janë tronditur pasi kanë zbuluar se çokollatat që kishin blerë ishin plot me krimba të gjallë që lëviznin brenda paketimit.

Të gjitha me krimba, market Zenaj, rruga Kristaq Çapo. Nuk më dha faturë,” shkruan qytetarja që ka bërë denoncimin.

Kjo ngjarje vjen pas disa rasteve të ngjashme ku makaronat ishin me krimba, çka ngre shqetësimin se produktet ushqimore të tregut shqiptar po qarkullojnë pa kontrolle të nga institucionet përkatëse. Duket sikur qytetarët tanë po kthehen në “eksperiment” për të parë sa mund të durojë konsumatori përballë mungesës së sigurisë ushqimore.

Përderisa AKU-ja është e pafuqishme për të menaxhuar situatën në të gjithë vendin, qytetarëve u mbetet si mbrojtje vetëm kujdesi personal. Kontrolloni gjithmonë produktet që blini, kërkoni faturën dhe mos hezitoni të raportoni çdo rast dyshues.

Në fund të fundit, në lojë nuk janë vetëm paratë tuaja, është shëndeti juaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit