Ditën e sotme, reshjet e shumta të shiut kanë nxjerrë në pah një problem të njohur, ndotjen e lumit Drin në qytetin e Lezhës. Uji, që duhet të ishte burim jetës dhe bukurie për qytetin, shfaqet tani i mbuluar nga mbeturinat që rrjedhin nga brigjet e tij.
Edhe pse problematika e Drinit është raportuar herë pas here nga media lokale, reagimi i autoriteteve duket i munguar. Kryebashkiaku Pjerin Ndreu nuk ka marrë masa konkrete për të përmirësuar situatën.
Reshjet e fundit kanë bërë që plehrat të dalin në sipërfaqe, duke e bërë ndotjen të dukshme për të gjithë kalimtarët. Për shumë qytetarë, pamja e Drinit është shndërruar në një shqetësim të përditshëm, ndërsa Bashkia duket se e injoron këtë emergjencë ekologjike.