Një aksident automobilistik ka ndodhur në Rrugën e Arbrit, në afërsi të Gjoricës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, gjashtë persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa dy prej tyre ndodhen në gjendje më të rëndë.
Të lënduarit janë dërguar menjëherë në spital, ku dy shoferët janë transportuar drejt Tiranës për trajtim të specializuar, ndërsa katër të tjerë po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit. Deri më tani, nuk dihen ende rrethanat e sakta që çuan në përplasjen e dy mjeteve.
Sipas banorëve të zonës, segmenti ku ndodhi ngjarja është një pjesë problematike e Rrugës së Arbrit, ku aksidentet ndodhin shpesh për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe kthesave të rrezikshme, por nuk mund të përjashtohet se aksidenti mund të ketë ndodhur për shkak të lagështisë në rrugë.