Aksident i rëndë në Golem, 19-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përplas për vdekje këmbësoren

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 26.10.2025, 11:04

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Golem, ku një grua 56-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.

Sipas njoftimit zyrtar, r, në rrugën “Skënderbeu”, automjet i drejtuar nga shtetasi R. F., 19 vjeç, banues në Kavajë, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur këmbësoren Sh. Sh., 56 vjeçe. Paraprakisht dyshohet se shkak i humbjes së kontrollit ka qenë lagështira në rrugë, që e ka bërë asfaltin rrëshqitës.

Si pasojë e përplasejes, gruaja fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë në vend.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur të gjitha rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të ngjarjes.

Kavajë / Informacion paraprak:

Rreth orës 09:50, në rrugën “Skënderbeu”, në Golem, shtetasi R. F., 19 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit si pasojë e lagështirës në rrugë dhe ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen Sh. Sh., 56 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, 56 vjeçarja ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit