Rruga “Irfan Tomini” me gropa, banori: UKT kreu punimet, por asfalti s’u pa kurrë!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.10.2025, 10:31

Banorët e rrugës “Irfan Tomini” në Tiranë, pranë pallateve INSIG, po përballen prej muajsh me një situatë të vështirë pas ndërhyrjeve të UKT-së në lagje. Edhe pse punimet janë kryer prej kohësh, rrugët nuk janë shtruar ende me asfalt, duke e kthyer zonën në një terren me baltë sa herë bie shi.

Sipas banorëve, problematika është e pranishme në të dy hyrjet e rrugës, si nga “Irfan Tomini”, ashtu edhe nga “Fadil Bodinaku”. Ata kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve për sistemimin dhe asfaltimin e rrugëve, në mënyrë që të mos detyrohen të ecin çdo ditë mes baltës dhe pluhurit.

Mesazhi denoncues:

Përshëndetje JOQ! Nëse mund të na ndihmoni me publikimin. Jemi banorë në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë (pallatet INSIG). UKT ka kryer punime në të gjithë lagjen, por prej kohësh punimet e hapura nuk janë shtruar me asfalt. Mjafton pak shi dhe, prej muajsh, mbetemi në baltë. Nga të dy hyrjet, si nga rruga “Irfan Tomini”, ashtu edhe nga “Fadil Bodinaku” kemi të njëjtin problem. Faleminderit!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit