Makaronat “Baretti” të Elkës plot me miza që në raftet e marketit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.10.2025, 09:55

Një qytetare nga Lushnja ka denoncuar pranë redaksisë së JOQ gjendjen skandaloze të produkteve ushqimore në disa supermarkete të qytetit.

Ajo ka treguar me pamje se si makaronat e markës “Bareti” ishin të mbushura plot me miza, ndërsa ishin në rafte për r’u shitur për konsumatorët.

Qytetarja kërkon ndërhyrjen e institucioneve përkatëse për të nisur kontrollet e menjëhershme në terren për të parandaluar konsumimin e këtyre produkteve dhe për të garantuar sigurinë ushqimore të konsumatorëve.

Denoncimi i qytetares:

“Pershendetje JOQ. Kjo eshte gjendja e makaronave bareti. Ne iper marketet lushnje. Jan te gjitha te mbushura me miza! Katastrofe”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit